Deklarohet Prokuroria për gruan që humbi jetën pasi u godit nga treni

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për ngjarjen tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua humbi jetën pasi u godit nga treni. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Florije Muriqi, rreth 50-vjeçare. Rasti ka ndodhur rreth orës , në momentin kur treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës.

Për arsye që ende nuk janë sqaruar, gruaja është goditur nga treni dhe ka pësuar lëndime fatale. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Lidhur me rastin, për Sinjalin është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Nikçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokurori kompetent është njoftuar, ndërsa njësitet hetimore kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

Ekskluzive | Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë Ekskluzive: Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com