Një person në Pejë u godit për vdekje nga treni

0%

Shpërndaje në: Një person është goditur për vdekje nga treni në Pejë. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës derisa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës. Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës , teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Urgjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, po hetohen nga organet përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha