Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se n ë Suharekë po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël, projekt i financuar nga Qeveria Kurti në vlerë prej 939 mijë e 808.33 eurosh. Sipas njoftimit, hartimi i projektit dhe mbikëqyrja e punimeve janë realizuar nga Komuna e Suharekës.
Sipas Bashës, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. “Vazhdojmë me investime në infrastrukturë gjithandej Kosovës, për rrugë më të sigurta, qarkullim më të lehtë dhe kushte më të mira për qytetarët”, ka shkruar ai.
