“Vij nga një ligë më modeste se e Rusisë, faleminderit shumë”,

0%

Rubin Kazan i ka dhënë një lamtumirë emocionuese Mirlind Dakut, duke publikuar një video rreth 20-minutëshe me momentet më të veçanta të sulmuesit kosovar para, gjatë dhe pas ndeshjes së fundit me fanellën e klubit.

Në pamjet e publikuara shfaqen goli i Dakut, festimet me bashkëlojtarët, lotët në fund të ndeshjes, përqafimet dhe fjalimi prekës që ai mbajti në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës dhe stafit teknik. Ndeshja ndaj Akronit ishte e fundit e Dakut me Rubin Kazanin. Sulmuesi realizoi edhe një gol në fitoren e ekipit, duke e çuar në dy numrin e golave në dy javët e para të kampionatit rus.

Pas përfundimit të takimit, bashkëlojtarët e ngritën Dakun mbi supe, ndërsa ai nuk mundi t’i mbante lotët. Emocionet vazhduan edhe në dhomat e zhveshjes, ku 27-vjeçari falënderoi të gjithë për mbështetjen gjatë tri sezoneve të kaluara në klub. “Faleminderit shumë për këto tri sezone që kemi kaluar së bashku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E di që vij nga një ligë më modeste se kjo e Rusisë dhe do të doja të falënderoja të gjithë futbollistët rusë që na bëjnë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi këtu. Nuk di çfarë tjetër të them… Është e vështirë për mua, por është pjesë e jetës dhe është e rëndësishme të ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi. Faleminderit shumë”, tha Daku.

Sipas mediave ruse, kalimi i tij te Spartak Moska konsiderohet tashmë një marrëveshje e mbyllur, me klubin nga kryeqyteti rus që pritet të paguajë rreth 11 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Daku iu bashkua Rubin Kazanit në vitin 2023 dhe gjatë kësaj periudhe u shndërrua në yllin kryesor të skuadrës, duke realizuar 37 gola në kampionatin rus.

Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga, nuk i kurseu fjalët e mëdha për reprezentuesin e Shqipërisë. “Nuk e di saktësisht se çka do të ndodhë nesër apo gjatë javës, por shenjat janë goxha të qarta. Dhe pavarësisht se çka ndodh, Daku, pos që është lojtar i madh, është person shumë i dashur në zhveshtore. Ai është lojtar që i jep skuadrës shpirtin e duhur.

E ka dërguar Rubinin në një tjetër nivel. Çka do të ndodhë, i dëshirojmë fat”, deklaroi Artiga. Edhe ish-trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, tregoi se kishte këmbëngulur personalisht për transferimin e Dakut në klub. “Mora përgjegjësinë për transferimin e tij. Thanë se ishte i padobishëm, se askush nuk kishte nevojë për të. Në fund, e blenë për 1.2 milionë euro.

Folëm me presidentin e klubit Marat Safiullin dhe më në fund arrita ta bindja. Premtova se mund ta shisnim për 4-5 milionë euro. I jam mirënjohës presidentit që na ndihmoi dhe morëm vendimin e duhur”. Ai beson se Daku do të ketë sukses edhe te Spartaku. “Mendoj se ai mund të luajë për Spartakun. Është çështje se si trajtohet.

Është e rëndësishme që trajneri të kuptojë se ai nuk është lojtar për bankën rezervë. Ai duhet të luajë që nga minuta e parë dhe të gjejë ritmin. Një lojtar me atributet e tij fizike dhe aftësitë me topin do të jetë një aset për çdo ekip”, shtoi Rakhimov./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi