Zhvillime të reja për varrezat masive: Arrestim dhe lokacion i ri

0%

Hetimet për varrezat masive në komunën e Zubin Potokut po vazhdojnë, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe kanë identifikuar një lokacion të ri ku dyshohet se ndodhen mbetje mortore.

I dyshuari me inicialet J.R. është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Sipas institucioneve, arrestimi është rezultat i hetimeve intensive që po zhvillohen në kuadër të rastit.

Paralelisht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i ri i dyshuar në fshatin Jabukë të Zubin Potokut, ku besohet se mund të ketë mbetje mortore. Për këtë lokacion, Prokuroria Speciale do t’i kërkojë Gjykatës Themelore në Prishtinë leje për zhvarrim dhe kryerjen e ekzaminimeve forenzike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me zhvillimet ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se pas lokacionit të parë në Kalludër, vetëm rreth 10 kilometra më larg, në fshatin Jabukë të së njëjtës komunë, është identifikuar edhe një varr tjetër me mbetje mortore.

Sveçla falënderoi Policinë e Kosovës, njësitë për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë Speciale për punën në identifikimin e këtyre lokacioneve.

Ai njëherësh akuzoi Serbinë se vazhdon të refuzojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë dhe ndëshkojnë këtë qasje. “Serbia nuk ka ndryshuar asgjë”, ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prokuroria Speciale identifikon një lokacion të dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com