Marrëveshjet e vitit 1912 nuk luajnë më rol në unitetin evropian të

0%

Sot, datë , e diel, në një intervistë të Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë në një gazetë elektronike të shtetit tonë Kosovë-Dardani, pasi e lexova të njëjtën (natyrisht, ashtu sikur edhe i takon, me plot kuptim esencial të leximit), do të thotë, pasi e kuptova intervistën, gjithsesi m’u imponua që edhe njëherë të shkruaj këtë artikull apo këtë opinion timin në lidhje me konsullatat.

Dhe me këtë rast, eksplicit shtrohet pyetja se a e di personi i lartcekur, ose më mirë të thuhet, a e njeh personi i intervistës në fjalë parimin: „Lex posterior derogat legi priori“?! (rrjedh nga latinishtja) pra; „Ligji i mëvonshëm mbizotëron mbi ligjin e mëparshëm“?!

Një parim i përgjithshëm në jurisprudencë që do të thotë se: „Një ligj i mëvonshëm ka përparësi mbi një ligj të mëparshëm“, si dhe në përgjithësi ka vlerë zbatimi si në të drejtën kombëtare, edhe në atë ndërkombëtare! Pse Evropa plakë e vjetër po tenton (sipas mendimit tim!) që nëpërmjet nesh shqiptarëve t’i „sanojë apo t’i riparojë gabimet e veta politike“?!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pse, sikurse permanent veç po shihet, pse BE-ja në një formë absurde po e „përkëdhel“ Serbinë?! Sepse, nëse nisemi nga vetë historia e ndarjeve të territoreve tona shqiptare në vitet 1912-1913, të gjitha dokumentet kryesisht ndodhen në arkivat e fuqive dhe shteteve evropiane pjesëmarrëse!

Dhe, përpos të tjerash, edhe në Arkivin Qendror në Tiranë, si dhe në arkivat historike në Beograd-Serbi, që lidhen me pushtimet ushtarake e komisionet kufitare të asaj kohe!

Megjithatë, duke u nisur nga intuita ime besnike, gjithnjë bazuar paraprakisht në nuhatjet e mia politike dhe jo vetëm politike, por pothuajse në të gjitha aspektet e jetës së përditshme (kështu është mendimi im), procesi në lidhje me konsullatat Shkodër-Shqipëri, Bujanoc-Serbi veçse është finalizuar, edhe atë eksplicit, vetëm për çështje të integrimit territorial të rendit të ri të BE-së, pasi që i „famshmi“, si dhe po aq shumë i „dëshiruari“ shkëmbim territorial nga personat në shpirtrat e të cilëve tradhtia e mëmëdheut ka shumë vite që ka zënë vend – Zotit i qofshim falë 🙏 Nuk u realizua 👏 Andaj, asesi dhe fare nuk duhet anashkaluar fakti se në kohët, përkatësisht në ditët e sotme, marrëveshjet e vitit 1912, plotësisht të papërdorura nga të dyja luftërat botërore, si dhe riorganizimi i Evropës në Traktatin e Versajës të vitit 1919, si dhe krijimi modern i Bashkimit Evropian, nuk luajnë kurrfarë roli për BE-në (gjithmonë duke u bazuar sipas të dhënave zyrtare!), nga vetë fakti se në vitin 1912 nuk kishte struktura për unitet evropian në kuptimin modern!

Marrëveshjet e asaj kohe i referoheshin në tërësi rendit të ndryshëm perandorak të kontinentit para Luftës së Parë Botërore!

Andaj, brengosja më e madhe qëndron te fakti se pse kombi ynë, apo edhe trojet tona (pavarësisht se në cilin territor të „vjedhur“, të okupuar ose konfiskuar nga barbarët e popujve të ndryshëm të Ballkanit e jo vetëm), një komb me prejardhje të lashtë ilire nga shekulli I dhe II para Krishtit, gjithmonë në funksion apo në modus të nyjës së Gordit, po i zgjidh problemet e Evropës së vjetër?!

Ose, siç po shihet, metoda e Aleksandrit të Madh me shpatën e tij dhe zgjidhjen e nyjës, së paku mua po më jep të kuptoj se Aleksandri i Madh paska qenë i yni ilir!

Sepse BE-ja, me rastin e konsullatave në fjalë, prapëseprapë po insiston që nëpërmjet territoreve ilire ose përmes vetë popullit shqiptar, që problemet e veta të zgjerimit dhe ato politike t’i rregullojë: „Pa një therrë (xhemb) në këmbë“?!

Ose, siç thotë fjala jonë e urtë dhe e mençur shqipe 🦅: „Pse tu e pasë mashën, me i djegë dorën“?! (Masha në këtë rast = KMISHER-a, pra Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Hoxha (i tij), Ministri për Evropë dhe i Punëve të Jashtme të Shqipërisë!) P.S.

Për të gjithë akterët marioneta të politikës shqiptare në çdo rajon tonin, pavarësisht kufijve ndarës: Mos lejoni që për hatër të integrimit në BE ta vulosni ndarjen e territoreve të vitit 1912-1913, pasi që sipas parimit të lartpërmendur, po e përsëris edhe njëherë: „Ligji më i ri mbizotëron mbi ligjin e vjetër“!

Mos lejoni konsullata për Serbinë, kinse nga Serbia, në fakt nga trojet tona ilire si Bujanoci, respektivisht nga e jona Shqipëri?! Sabahate Byci, autore , e diel, 18:41h Gjermani

Burimi: Bota Sot