Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shumë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën tuaj , mos lejoni që rezistencën e patriotizmin tuaj , mos lejoni që misionin historik tuaj dhe mbështetjen kombëtare ndaj jush, mos lejoni që këto t’ua rrëmbejnë të tjerët , sidomos ata që publiku e kombi pret që të ndëshkohen si të korruptuar, keqbërës publik, ,hajdutë e tradhëtarë!
Jam mbështetës dhe përkrahës i këtyre protestave rinore e qytetare që në ditën e parë të tyre, protesta te cilat i kam quajtur protesta për ‘Triumfin e Kombit”. Kauzat e këtyre protestave i kam promovuar në dy librat e mi me titull “Triumfi i Kombit” dhe “Pesë letra drejtuar Kombit”para 15 vitesh.
Në ato libra kam paralajmëruar se në Shqipëri do të vijë pashmangshmërisht një Lëvizje patriotike rinore , e elites qytetare dhe e intelektualëve të mirëfilltë për të ndëshkuar politikën e tranzicionit në Shqipëri. Aty kam shkruar një kapitull me titull:“Nacionalizmi dhe demokracia dy virtytet që i mungojnë politikës shqiptare”.
Këtë levizje patriotike rinore dhe qytetare unë e kam paralajmëruar me kohë se do vijë si një LËVIZJE “ANTIPOLITIKË”, PËR NDËSHKIMIN E POLITIKËS SË TRANZICIONIT , TË KËSAJ POLITIKE POPULLMASHTRUESE ANTIREPUBLIKANE, DHE SI NJË POLITIKË QË SUNDOHET NGA TRADHTARËT DHE KEQBËRËSIT PUBLIK E KOMBËTAR , POLITIKË E CILA KA ZËVËNDËSUAR REGJIMIN ANTIHUAN KOMUNIST ME NJË REGJIM HAJNIJE E KORRUPSIONI.
Tranzicioni paskomunist në Shqipëri nuk erdhi si rezultat i ndonjë revolucioni demokratik , por erdhi sipas projektit neokomunisto-kapitalist të projektit “KATOVICA” të ish liderit komunist të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov, këtij projekti i cili kishte strategjinë që demokracinë, partitë politike, ekonominë pushtetin, shtetin , drejtësinë dhe tërë sistemin t’a kishin pronë të tyre komunistët që do të konvertoheshin në demokratë, dhe të gjitha pasuritë shtetërore e kombëtare do t’i nxirrnin në ankand e shitje dhe t’i privatizonin kapitalistët ishkomunistë.
Këtë projekt e kanë zbatuar më së miri Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe të gjitha partitë politike e shoqatat satelite rreth tyre.Nuk po zgjatem më shumë por po i këshiloj drejtuesit dhe organizatorët e këtyre protestave se: 1- Nga këto protesta kombëtare me rëndësi historike të dalë një forcë politike që të konkurojë për të marrë pushtetin, sepse dy partitë kryesore politike tashmë janë konsumuar e dalë boje dhe nuk kanë se cfarë të japin më, sepse vetëm të këqija u kanë sjellë Shqipërisë e shqiptarëve 2- Në asnjë mënyrë të mos lejojnë por të jenë vigjilent që drejtimi politikës së re të dalë nga këto protesta të mos bjerë në dorë të politikës e të politikanëve të vjetër të tranzicionit. 3-Nuk duhet lejuar që në drejtimin e një politike të re të dalë nga kjo levizje, nuk duhet të jetë asnjë deputet, ministër, administrator i lartë, gjyqtar, asnjë prokuror i këtij tranzicioni sepse të gjithë janë të infektuar nga korrupsioni.Nuk duhet toleruar dhe as lejuar që në këtë levizje t’i mundësohet karrierë politike indvidëve intelektualë, profesionistë dhe biznesmenë e mediatikë me rekorde kriminale korrupsioni.
Duhet Veting politik. 4-Kjo politikë duhet të afrojë dhe t’u mundësojë aktivizimin në politikë individëve patriotë të vërtetë, atyre me trashëgimi e fisnikëri patriotike dhe me kontribute kombëtare dhe jo atyre që nuk kanë as ndjesi, as trashëgimi dhe as kulturë dhe edukatë patriotike, të cilët vetëm sa sakrifikojnë dhe bëjnë pazare e tradheti ndaj interesave kombëtare. 5- Duhet pra që për herë të parë në historinë e Shqipërisë të vijë në pushtet një politike e progresit demokratik por që në radhë të parë të jetë politikë patriotike, një pollitikë në krye të së cilës të jenë meritorët, profesionistët dhe intelektualët e mirëfilltë: përgjegjës, shërbëtorë publik dhe llogaridhënës para demokracisë, ligjit dhe kombit.
