Gazeta Sinjali raportoi më herët për një zjarr që përfshiu një banesë në katin e epërm në lagjen Aktash në Prishtinë. Lidhur me rastin, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.
Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë. “Banesa ka qenë në katin e gjashtë. Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.
Ai ka konfirmuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e flakëve dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha. Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
