Pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë,

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolona arrin në 150 metra në të dy drejtimet.

Pritje ka edhe në Jarinjë, ku në hyrje në Kosovë pritjet zgjasin 20 deri në 30 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej 150 metrash. Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona arrin në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje prej 3 deri në 5 minuta , pa kolona të konsiderueshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com