“Rama nuk e ka as mbështetjen e partisë së tij”- Dita e 64 e

0%

Një qytetar, pjesëmarrës në protestën e 64 kundër qeverisë, ka deklaruar se tubimi do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kryeministri e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër përveç largimit nga detyra, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë nuk ka as mbështetjen e partisë së tij.

“Sot jemi prapë këtu në ditën e 64 të kësaj rezistence për të vazhduar dhe për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Sic duket Edi Rama e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër vec dorëheqjes së tij. Ai këtë verë, këtë gusht, si cdo gusht nuk ka ikur me pushime.

Ai sot kishte mbledhur partinë e tij se e ka kuptuar se nuk e ka mbështetjen e popullit, por si duket nuk ka as mbështetjen e partisë së tij”, tha protestuesi. Protestuesi tha se tubimi ka ndikuar në legjitimitetin politik të qeverisë dhe kërkoi jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por edhe krijimin e një qeverie tranzitore. “Kjo proteste e deligjitimoi kryeministrin!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk ndalemi derisa të firmosë dorëheqjen. Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë së tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore”, tha ndër të tjera qytetari.

Burimi: Bota Sot