Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i ka dhënë fund beqarisë me një propozim romantik për partneren e tij, Lauretën. Ai zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta bërë pyetjen më të rëndësishme, duke i propozuar martesë gjatë një fluturimi me helikopter mbi qiellin e New Yorkut.
Me panoramën ikonike të qytetit si sfond, momenti u shndërrua në një kujtim të paharrueshëm për çiftin. Foto: Instagram Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Lauretën të emocionuar, teksa shfaq unazën e fejesës, derisa çifti nuk e fsheh lumturinë pas këtij hapi të ri në lidhjen e tyre.
Lajmi u prit me entuziazëm nga ndjekësit e tyre, të cilët i kanë uruar çiftit jetë të lumtur dhe suksese në rrugëtimin e ri drejt martesës. Foto: Instagram Laurenti është një personazh tejet i ndjekur në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok, ku edhe grumbullon miliona ndjekës. Për publikun ka qenë i njohur edhe me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3.
