Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 3–, kur pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i nxehtë dhe me temperatura mbi mesataren klimatologjike, por brenda vlerave normale për stinën e verës. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga 11 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 38°C.
Të hënën dhe të martën (3–4 gusht), vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 31 deri në 37°C. Moti i qëndrueshëm do të vazhdojë edhe të mërkurën, kur temperaturat pritet të rriten deri në 38°C.
Edhe të enjten dhe të premten, sipas Institutit, do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 38°C, ndërsa në disa zona mund të ketë vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa reshje.
Sipas IHMK-së, Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, të cilat do të sjellin temperatura të larta dhe kushte tipike verore.
Këshillat për qytetarët: IHMK-ja ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike pritet të jenë kryesisht të favorshme, por rekomandohet: – shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë mesditës; – kujdes i shtuar për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike; – konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.
Bujqit këshillohen që për shkak të temperaturave të larta dhe avullimit të shtuar të bëjnë ujitje të rregullt të kulturave, ndërsa punët në ara dhe pemishte të kryhen gjatë orëve më të freskëta të ditës, kryesisht në mëngjes.
Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, nga 8 deri në 10, ndaj rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës, syzeve dhe kapelave, si dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell nga ora deri në .
