Bislimi e Alioski fitojnë duelin ndaj Abrashit e Krasniqit

0%

Shpërndaje në: Uran Bislimi e Ezgjan Alioski me Luganon e kanë fituar duelin ndaj Grasshoppersit të Amir Abrashit e Samuel Krasniqit. Bislimi e Alioski e kompletuan ndeshjen te Lugano që fitoi 4:1 të dielën në udhëtim. Ndeshja ndërmjet Grasshoppersit dhe Luganos i takoi xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës.

Ndërkohë te Grasshoppersi ndeshjen e kompletoi Krasniqi, kurse Abrashi luajti deri në minutën e 75-të. Dy gola për Luganon i realizoi Yanis Cimignani, ndërsa nga një gol shënuan Dereck Moncada dhe Elias Pihlstrom. Golin e vetëm për Grasshoppersin e shënoi Luke Plange.

Burimi: Koha