Cristian Chivu ka bërë të qartë se Interi ka ende nevojë për një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pas fitores në miqësoren ndaj Manchester Cityt, trajneri rumun deklaroi se skuadrës i mungon një lojtar në atë repart, pavarësisht alternativave që ofrojnë Luis Henrique dhe Carlos Augusto.
Chivu theksoi se Carlos Augusto e preferon në rolin e mbrojtësit qendror të majtë, ndërsa merkatoja mbetet ende e hapur. Paraqitja e Diouf ndaj Manchester Cityt tregoi cilësi në fazën sulmuese, por edhe vështirësi në mbrojtje, ndaj ai nuk konsiderohet ende zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries.
Ndërkohë, pista për Djed Spence është ftohur, edhe pse Roberto De Zerbi ka pranuar se e ardhmja e futbollistit anglez mbetet e paqartë. Interi vazhdon të monitorojë disa alternativa, mes tyre Guela Doue, Read dhe Diaby. Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio synojnë të afrojnë një lojtar që rrit nivelin e skuadrës dhe jo thjesht një zgjidhje numerike.
