Rasti Solet, drejtori sportiv thumbon Interin: Më vjen ndër mend fabula e Ezopit për dhelprën dhe rrushin! “Për Soletin më vjen ndër mend fabula e Ezopit për dhelprën dhe rrushin.
Nëse nuk arrin ta marrësh, atëherë thua se nuk është edhe aq i mirë…”. uke folur për tratativën e dështuar për një prej talenteve të skuadrës, drejtori sportiv i Udinezes, Xhanluka Nani, nuk kurseu një thumbim ndaj Interin. Më pas ai shpjegoi: “Fatmirësisht, ne nuk kemi nevojë të shesim. Për ne kjo është një privilegj.
Do të donim gjithmonë t’i mbanim lojtarët më të mirë, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Kur shfaqen mundësi, jemi të detyruar t’i marrim në konsideratë. Soleti është shumë mirë. Jam mjaft i habitur. Kam dëgjuar për një problem në gju: do të doja që të gjithë lojtarët të kishin të njëjtat probleme fi zike.
Në kampionatin e fundit ai ka humbur vetëm dy ndeshje, njëra prej tyre vetëm për arsye kujdesi, dhe nuk ka humbur asnjë stërvitje. Nga 60 ndeshje ka luajtur 57, të gjitha nga 90 minuta, përveç njërës. Nuk e di nga ka dalë kjo marrëzi. Për ne është privilegj të kemi një lojtar si Soleti. Është një vlerë e shtuar, një futbollist i jashtëzakonshëm. Nuk ia ofroj askujt.
Nëse do të qëndrojë, do të jetë një forcë më shumë për skuadrën tonë”.
