Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë të Bulqizës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri. Sipas raportimeve të Top Channel, trupi i viktimës është nisur drejt morgut të Tiranës, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur një ditë më parë, kur 40-vjeçari ra në një furnel dhe u mbulua nga materiali i kromit.
Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas shembjes së një sasie të madhe të materialit minerar. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijuan operacionin deri në nxjerrjen e trupit të minatorit. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
