Juventusi prezanton boshnjakun e talentuar Alajbegoviq

0%

Shpërndaje në: Juventusi e ka prezantuar të dielën futbollistin e talentuar, boshnjakun Kerim Alajbegoviq. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. Ai te “Zonja e Vjetër” u transferua nga Bayer Leverkuseni për 40 milionë euro. Nga Leverkuseni largohet pa luajtur asnjë ndeshje në Bundesligë. Për boshnjakun interesim kishin shprehur edhe Chelsea, Napoli dhe Atalanta.

Edicionin e kaluar ishte i huazuar te Salzburgu. Alajbegoviq për Bosnjë-Hercegovinën ka shënuar dy gola në 14 ndeshje.

Burimi: Koha