Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar boshnjak, Kerim Alajbegoviq, pasi arriti marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e përhershëm të futbollistit. Futbollisti do të mbushë 19 vjeç më 21 shtator, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, e vlefshme deri më .
Alajbegovic vjen në Torino pas një sezoni të suksesshëm në huazim te Salzburgu, ku zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, realizoi 13 gola dhe kontribuoi me katër asistime.
I lindur në Këln të Gjermanisë, reprezentuesi i Bosnje dhe Hercegovinës është një futbollist ofensiv që mund të luajë në të dy krahët e sulmit, ndërsa aftësia për të përdorur në mënyrë të barabartë të dyja këmbët e bën një lojtar të paparashikueshëm dhe të rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare.
Karrierën e ka nisur në akademinë e Cologne, përpara se të transferohej te Bayer Leverkusen, ku u zhvillua si futbollist dhe u përfshi edhe në skuadrat e Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve. Më pas kaloi në formë huazimi te Salzburgu, ku shpërtheu me paraqitjet e tij.
Në nivel ndërkombëtar, Alajbegovic ka regjistruar tashmë 11 paraqitje me përfaqësuesen e Bosnje dhe Hercegovinës, duke shënuar dy gola. Njëri prej tyre erdhi në Kupën e Botës 2026, ku ai la përshtypje me paraqitjet e tij.
