Emërllahu e Krasniqi e nisin kampionatin me fitore

0%

Shpërndaje në: Lindon Emërllahu e Ilir Krasniqi me Polissya Zhytomyrin të dielën e kanë nisur me fitore edicionin e ri në elitën e futbollit ukrainas. Polissya Zhytomyri në xhiron e parë të edicionit 2026/27 e mposhti skuadrën Chornomorets Odesa në udhëtim me rezultatin 2:1. Giorgi Robakidze i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 13-të.

Mysafirët shifrat në 1:1 i barazuan në minutën e 32-të me golin që e realizoi Vladyslav Veleten. Ndërsa golin e fitores 2:1 për Polissyan e shënoi Igor Krasnopir në minutën e 51-të. Mesfushori Emërllahu luajti vetëm në pjesën e parë, kurse mbrojtësi Krasniqi e kompletoi ndeshjen. Të dy reprezentuesit e Kosovës te Polissya janë transferuar në fillim të vitit.

Burimi: Koha