Mërgimtarët presin mbi 10 orë në kufi, kryetari i komunës kufitare

0%

Kolona të gjata kilometrike janë krijuar në jug të Kroacisë, ndërsa pritjet në pikat kufitare me Malin e Zi kanë kaluar mbi 10 orë. Situata ka bllokuar pothuajse të gjithë zonën e Konavles dhe rrezikon të shkaktojë kolaps trafiku në rivierën e Dubrovnikut.

Për shkak të gjendjes së rënduar, kryetari i Komunës së Konavles, Božo Lasić, ka kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe ka aktivizuar Shtabin e Mbrojtjes Civile. Një taksist nga kjo zonë e ka përshkruar situatën si alarmante, duke thënë se udhëtarët po qëndrojnë për orë të tëra në temperatura shumë të larta.

“Jashtë temperatura është 35 gradë, ndërsa brenda veturave arrin shpejt në 50 gradë. Njerëzit janë të uritur dhe të etur”, ka deklaruar ai. Sipas tij, shumë mërgimtarë kanë zgjedhur këtë itinerar për shkak se është më ekonomik, ndonëse ekzistojnë edhe rrugë alternative përmes Serbisë ose Bosnjë-Hercegovinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Alternativat përmes Trebinjës, Nikshiqit dhe pikës kufitare Nova Sela gjithashtu janë të ngarkuara, ndërsa në disa prej tyre pritjet mund të zgjasin disa orë. Ish-drejtori i Aeroportit të Dubrovnikut, Tonçi Peović, ka kritikuar autoritetet kroate për mungesën e përgatitjeve infrastrukturore, duke paralajmëruar se situata rrezikon shëndetin dhe sigurinë e udhëtarëve.

Ai ka kërkuar ndërtimin e korsive shtesë në kufi, ndarje të veçantë për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe ata jashtë tij, si dhe krijimin e zonave të pushimit me ujë të pijshëm, tualete dhe shërbime të tjera bazë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com