Dinamos nuk i ndahen fituesit e Kupës

0%

Dinamo do të përballet me Audën në turin e tretë të kompeticioneve europiane, një kundërshtar që në pamje të parë mund të mos ketë emrin e skuadrave më të mëdha të kontinentit, por që ka treguar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Klubi letonez vjen në përballjen me Dinamon pas një sezoni pozitiv, ku siguroi Europën përmes Kupës së Letonisë.

Aktualisht ndodhet në zonën e sipërme të kampionatit dhe po zhvillon një edicion të mirë. Auda e siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e kaluar jo përmes renditjes në kampionat, por falë triumfit në Kupën e Letonisë. Në kampionatin e fundit letonez, skuadra e mbylli sezonin në vendin e pestë, por suksesi në kupë i dha mundësinë të përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare.

SEZONI AKTUAL- Në edicionin aktual, Auda po paraqitet më mirë dhe është pjesë e garës në pjesën e sipërme të tabelës. Sipas renditjes aktuale, skuadra ndodhet në vendin e tretë pas 23 ndeshjesh, me 13 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Ka shënuar 38 gola dhe ka pësuar 26, duke grumbulluar 43 pikë. Forma e fundit tregon një ekip konkurrues, që di të marrë rezultate.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, Auda ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, duke mbetur në garë për pozicionet e larta. Përballja me Dinamon do të jetë një tjetër provë për Audën, e cila po përpiqet të shfrytëzojë momentin pozitiv që po kalon. Letonezët kanë ndërtuar një skuadër të organizuar dhe në këtë sezon kanë treguar stabilitet më të madh në kampionat.

Për Dinamon, sfida do të kërkojë përqendrim maksimal, pasi përballë do të jetë një ekip që vjen me besim, me eksperiencë të freskët europiane dhe me rezultate që tregojnë se nuk duhet nënvlerësuar. AUDA NË EUROPË– Auda e ka nisur aventurën europiane direkt nga turi i dytë i Ligës së Konferencës, ku dha një sinjal të fortë përpara përballjes me Dinamon.

Skuadra letoneze eliminoi Steauan e Bukureshtit, një nga klubet me më shumë histori në Rumani, pas një paraqitjeje bindëse në të dyja ndeshjet. Auda fitoi 3-2 në transfertë dhe më pas siguroi kualifikimin me një triumf të thellë 4-1 në shtëpi, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 7-3.

Burimi: Bota Sot