Asllani nuk udhëton me Hoffenheimin në përgatitje

0%

Shpërndaje në: Largimi i sulmuesit të Kosovës, Fisinik Asllani, nga Hoffenheimi po bëhet gjithnjë e më i qartë. Asllani nuk është në listën e 30 lojtarëve, ku përfshihen tre lojtarë nga skuadra U23, që të dielën kanë udhëtuar drejt Austrisë për të zhvilluar përgatitjet e fundit para edicionit të ri të Bundesligës.

Hoffenheimi e ka bërë publike të dielën në mëngjes listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin përgatitore në Seefeld të Austrisë. Në listë nuk mungojnë dy shtyllat e Hoffenheimit, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu. Hoffenheimi e përfundon kampin me një ndeshje miqësore kundër Borussia Monchengladbachut, të premten.

Asllani i ka munguar Hoffenheimit edhe në ndeshjet miqësore. Ai pritet t’i bashkohet shumë shpejtë skuadrës së re pas paraqitjes së mirë edicionin e kaluar me fanellën e Hoffenheimit. Edhe Futboll 17 pri 2026 Asllani nuk e fsheh krenarinë që përfaqëson Kosovën Është raportuar së fundi se Barcelona mund të jetë shtëpia e tij e re. Por edhe Leipzigu është opsion real për Asllanin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Leipzigu do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.

Burimi: Koha