Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, përplasje zinxhirore një veturë

0%

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në autostradën „Nënë Tereza“, në afërsi të pikës pagesore të Glumovës, në drejtim nga Tetova për në Shkup. Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në orën , me ç’rast në një përplasje zinxhirore kanë marrë pjesë një automjet udhëtarësh dhe dy motoçikleta.

Sipas njohurive të para, në aksident kanë marrë pjesë një veturë e llojit „Mercedes“ me targa të Tetovës, e drejtuar nga 35-vjeçari N.A. nga fshati Poroj, një motoçikletë „Ducati“ me targa të Shkupit që e drejtonte 45-vjeçari D.A. nga Shkupi, si dhe një motoçikletë „Honda“ po ashtu me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga 43-vjeçari I.P. nga Shkupi.

Aksidenti ka përfunduar me pasoja të rënda për të gjithë pjesëmarrësit, me ç’rast të tre drejtuesit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas ndihmës së parë të dhënë në vendngjarje, të lënduarit me urgjencë janë transportuar në institucionet shëndetësore, ku serioziteti i lëndimeve të tyre është konfirmuar zyrtarisht në Qendrën Klinike në Tetovë dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.

Burimi: Telegrafi