Shpërndaje në: Dy helikopterë janë përplasur në Greqi ndërsa po merrnin pjesë në shuarjen e zjarreve në perëndim të Athinës, ka njoftuar shërbimi zjarrfikës të dielën. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e gjerë të Psathës, në Atikë. Helikopterët ishin marrë me qira nga shërbimi zjarrfikës dhe secili kishte një ekuipazh prej dy personash.
Ata ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Elefsinës, thuhet në deklaratë. Aktualisht po zhvillohet një operacion kërkim-shpëtimi.
Burimi:
Koha
