Alabbar pranon gabimin me Portin e Durrësit: Veprova shumë shpejt

0%

Biznesmeni i njohur ndërkombëtar Mohamed Alabbar ka pranuar se mënyra se si u zhvillua projekti i ndërtimit në Portin e Durrësit ishte një gabim, duke theksuar se procesi u ndërmor me nxitim.

Në një intervistë të publikuar më 1 gusht, themeluesi i kompanisë “Eagle Hills” deklaroi se në rastin e Shqipërisë kishte vepruar shumë shpejt dhe se ky ishte një nga vendimet për të cilat kishte reflektuar më pas. “Për shembull, në Shqipëri e ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim”, deklaroi Alabbar.

Ai është investitori kryesor i projektit për transformimin e Portit të Durrësit, i cili konsiderohet një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban dhe turistik në Shqipëri. Deklarata e Alabbarit pritet të rikthejë debatet rreth mënyrës së realizimit të projektit dhe ritmit me të cilin janë ndërmarrë procedurat për zhvillimin e zonës portuale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com