Serbët larg qytetërimit evropian

0%

Nga: Miodrag Popoviq Përgatiti:

Skënder Latifi Shpërndaje në: Jo vetëm kisha do të luftonte kundër perëndisë së vjetër serbe Davor dhe zakoneve kulturore të besimit të vjetër. Mirëpo, të tjerët, veçanërisht ata në Serbi, ishin të largët në shpirt nga qytetërimi evropian.

Të braktisur nga priftërinjtë e tyre të lartë gjatë migrimit të serbëve nga Turqia në Austri në vitet 1690 dhe 1739, ata u distancuan gjithnjë e më shumë nga krishterimi dhe u kthyen në besimin e paraardhësve të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, në vazhdën e kryengritjes, për një moment, të dyja grupet u gjetën së bashku në luftën kundër turqve Qëllimi dhe kuptimi i mitizimit Për të kuptuar plotësisht kuptimin e mitizmit të “Këngëve të Kosovës” rëndësinë e tij në një nivel socio-historik, është e nevojshme të njihemi më mirë me rrethanat që çuan në mitizimin e kalorësve të Kosovës në këngët popullore heroike.

Në shekullin XVIII, serbët ishin të ndarë në dy grupe të ndryshme, të veçuar gjeografikisht, kulturalisht por edhe në rrafshin klasor. Njëri grup përbëhej nga elita klerikale-civile në Austri, e cila pranoi kulturën evropiane dhe u bë pjesë integrale e botës moderne të civilizuar. Tjetri grup i serbëve përbëhej nga masat e gjera kufitare në Austri dhe serbët në Turqi.

Të parët ishin të krishterë të arsimuar fetarisht pasi në mbështetje të tyre në Austri u zhvillua një luftë kundër besëtytnive dhe mbetjeve të tjera të paganizmit midis masave të gjera fshatare. Përveç tjerash jo vetëm kisha, por edhe Dositej Obradoviq do të luftonte kundër perëndisë së vjetër serbe Davor dhe zakoneve kulturore të besimit të vjetër.

Bashkimi rreth idesë për një shtet të pavarur serb Mirëpo, të tjerët, veçanërisht ata në Serbi, ishin të largët në shpirt nga qytetërimi evropian. Të braktisur nga priftërinjtë e tyre të lartë gjatë migrimit të serbëve nga Turqia në Austri në vitet 1690 dhe 1739, ata u distancuan gjithnjë e më shumë nga krishterimi dhe u kthyen në besimin e paraardhësve të tyre.

Megjithatë në vazhdën e kryengritjes, për një moment, të dyja grupet u gjetën së bashku në luftën kundër turqve. Grupet ishin të bashkuara nga ideja e një shteti të pavarur serb. Në përpjekjet e tyre për ta arritur atë, të dyja palët lavdëruan dhe ngritën lart princin Lazar dhe Kosovën.

Megjithatë, edhe atëherë, secili prej tyre, varësisht nga natyra dhe niveli i vetëdijes, nga interesat e ngushta klasore e kishte princin Lazarin, Kosovën dhe, Milosh Obiliqin e vet.

Edhe Shtojca për Kulturë 28 qer 2026 Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: Shpërfytyrimi i “tapisë së Kosovës” “…ata presin koka, vrasin turqit e dobët” Nga shkrimet e Dositejit dhe veprat e tjera letrare të shkrimtarëve serbë të shekullit XVIII, vërehet qartë se borgjezia serbe në Austri tashmë në këtë kohë po evropianizohej.

Sipas “Srpski riječnik” të Vukut nga viti 1818, rezulton se situata në Perandorinë Osmane ishte krejtësisht e ndryshme. Si imazh shpirtëror të popullit serb në fillim të shekullit XVIII, fjalori zbulon se serbët atje, që do të thotë shumica e popullit serb, ishte larg krishterimit të vërtetë.

Edhe pse zyrtarisht respektonin kishat dhe manastiret, vetëdija e tyre dominohej nga zakonet e lashta, prandaj edhe atëherë ata u përmbaheshin disa riteve të krishtera vetëm nga inercioni. Në shumë vende në “Srpski riječnik” është e qartë se banorët e Serbisë në kohën e Vukut jetonin dhe silleshin si njerëz arkaikë.

Ata besojnë në shtriga, vampirët, zana, dragonjtë, fuqi të liga, magji e të tjera. Ata ruajnë kultet e vjetra dhe shërohen nga sëmundjet në një mënyrë mitike: me barëra dhe magji. Në pranverë, pranë vathëve, ata ndezin zjarre të mëdha pagane.

Festat e tyre mbajnë vetëm formalisht emrat e shenjtorëve të krishterë (Shën Gjergji, Shën Nikolla, Shën Gjoni, Shën Kryeengjëlli), dhe në fakt këta shenjtorë janë zëvendësime për kultin e idhullit shtëpiak – mbrojtësit të paraardhësve. Edhe vetë sjellja e kryengritësve serbë, si gjatë rebelimit ashtu edhe para, nuk flet shumë për natyrën e krishterë të bashkatdhetarëve të Vukut.

Në përballjen me turqit, ata janë të egër, mizorë, presin koka, vrasin turqit e dobët. Vojdovda i Karagjorgjes, Plakići, djeg shtrigat, pothuajse si një njeri mitik i lashtë. Kryeprifti Mateja, ashtu si paraardhësit e tij të lashtë, beson se Zotit duhet t’i shërbehet duke i ofruar gjakun e dikujt tjetër si dhuratë, si flijim.

Midis paganizmit dhe mitizimit Nëse kthehemi në shekullin XVIII, do të gjejmë shumë dokumente që thonë gjëra të ngjashme rreth luftëtarëve serbë që migruan në Austrinë e krishterë dhe të civilizuar.

Pa një ndjenjë të zhvilluar mjaftueshëm të pronës private, të prirë ndaj shthurjes dhe të ndjeshëm ndaj supersticionit, luftëtarët serbë janë në konflikt të vazhdueshëm jo vetëm me ligjet e mjedisit të tyre të ri, por edhe me pikëpamjet e vërteta të krishtera.

Në kishë, priftërinjtë e tyre, të ngjashëm me magjistarët paganë, kryejnë disa lëvizje të çuditshme gjatë shërbesës, ata tundin kokën dhe ulërijnë si ujqër. Siç raportoi Zonja Montague nga Beogradi, gjatë rrugës për në Kostandinopojë, në vitin 1717 në një letër drejtuar mikut të saj shkrimtarit anglez Pope, rojet tona kufitare (serbe – S. L.) “duken më shumë si grabitës sesa ushtarë”.

“Meqenëse nuk kanë rrogë nga perandori”, shkruan ajo, “dhe janë të detyruar të sigurojnë armët dhe kuajt e tyre, ata janë më shumë si ciganë endacakë ose lypës sesa ushtri e organizuar”. Vetëm në luftë ata dinin të ishin jashtëzakonisht të guximshëm.

Në paqe, ata ishin të përulur para priftërinjve të tyre ortodoksë si para perëndive pagane, ndërsa masat serbe në anën tjetër kishin vështirësi të përshtateshin me mjedisin e ri të civilizuar të krishterë. Dokumentet dëshmojnë se masat fshatare dhe luftëtare serbe në Austri ngurronin të braktisnin besimin e tyre të vjetër gjatë shekullit XVIII.

Shkalla e rezistencës së tyre ndaj qytetërimit të krishterë mund të shihet nga informacioni vijues: kur Maria Tereza ndaloi varrimin e të vdekurve sipas ritit të mëparshëm për arsye sanitare, serbët u rebeluan në vitin 1770 në rajonin e Vrshacit kundër priftërinjve të tyre dhe autoriteteve austriake.

Ka informacion se në fillim të shekullit XIX priftërinjtë ortodoksë e përdorën gjithashtu forcën në luftë kundër zakoneve pagane.

Duke përmendur zhdukjen e kulteve dhe lojërave popullore midis serbëve në Srem, Banat dhe Baçka, në vitin 1852 në fjalorin e tij Vuk shkroi: “Gratë që ishin me fustanin e nusërisë së vajzave tregojnë se priftërinjtë i ndoqën ato me shkopinj dhe i shpërndanë nëpër fshat”. Ashtu si te popujt e tjerë, krishterimi nuk i shfarosi ritet arkaike të kultit te serbët.

Kishte vetëm njëfarë kompromis midis besimit të vjetër dhe të ri, një lloj sinkretizmi fetar. Kjo përzierje besimesh, e cila nuk ishte e përhershme, e vendosur, karakterizohej nga ndryshime të vazhdueshme në marrëdhëniet e brendshme brenda vetes, me zbatica dhe batica të shpeshta të një besimi ose një tjetri.

Në Mesjetë, veçanërisht gjatë kohës së Stefan Lazareviqit, paganizmi ishte në defensivë. Nën sundimin turk, gjërat ishin ndryshe: fuqia në rënie e Kishës Ortodokse Serbe çoi në forcimin gradual të vetëdijes së vjetër fetare në kurriz të kuptimeve thjesht të krishtera.

Ky fat historik i popullit serb, që çoi në largimin e tyre nga besimi i vërtetë i krishterë, padyshim luajti një rol në interpretimin e ri të mitit të Lazarit dhe Legjendës së Kosovës në poezitë dhjetëvargëshe.

Tradita kishtare me veprat e saj të shumta rreth princit Lazar, në të cilat ngjarjet në Kosovë paraqiteshin në një mënyrë të ndryshme, me vetë ekzistencën e saj i rezistoi interpretimit të ri të mitit të Lazarit.

“Kryqi i Ndershëm” Edhe Shtojca për Kulturë 5 kor 2026 Mitizimi i “heronjve” të Kosovës në Perandorinë Osmane Në poezinë “Car Lazari dhe Carica Milica” do të gjejmë vargjet: Po shkoj në Kosovën e rrafshët, për Kryqin e Ndershëm ta derdh gjakun tim dhe të vdes për besimin me vëllezërit e mi.

Nëse i shikojmë përmbledhjet e këngëve popullore të Vukut, do të shohim se ka edhe poezi të tjera në të cilat shfaqet “Kryqi i Ndershëm”. Asgjë nuk është më e natyrshme sesa ta interpretosh këtë shfaqje relativisht të shpeshtë të “Kryqit të Ndershëm” në poezinë popullore duke e marrë atë nga letërsia kishtare. Megjithatë, vështirësitë lindin që në fillim të një interpretimi të tillë.

Paqartësia lind për shkak të lavdeve dhe letrave serbo-sllave drejtuar princit Lazar. Në to, në vend që të vdesë për “Kryqin e Ndershëm”, princi Lazari i thërret kalorësit e tij të krishterë të luftojnë për besimin dhe atdheun, për kurorën e lavdisë qiellore, për Krishtin, për jetën e përjetshme. Shprehjen “Kryqi i Ndershëm” nuk e gjejmë në asnjë nga shkrimet e lartpërmendura të Kosovës.

Ajo shfaqet vetëm në “Jeta e princit Lazar” (1392-1398) dhe në “Lëvdatat për princin Lazar” (1403-1404); vepra këto që nuk i përkasin shkrimeve më të njohura të Kosovës. “Kryqin e Ndershëm” si simbol të vuajtjes nuk do ta gjejmë as në veprat e shekujve XVI dhe XVII me temë nga Kosova. Për të nuk ka asnjë adaptim italian as te “Kronika” e Dukës nga fillimi i shekullit XVI.

E njëjta gjë vlen edhe për Orbinon te “Mbretëria e Sllavëve”, ku princi Lazar u drejtohet heronjve në emër të shpatës dhe drejtësisë.

Në botimin e Stojan Novakoviqit, “Tregime të Betejës së Kosovës”, dhe aty ai u bën thirrje luftëtarëve të tregojnë heroizmin e tyre në Fushën e Kosovës “për besimin ortodoks, besimin e krishterë të Kishës së Zotit dhe për atdheun tonë.” Siç mund të shihet, “Kryqi i Ndershëm” i luftëtarit nuk gjendet në asnjë burim të krishterë rreth Betejës së Kosovës, madje as aty ku do të ishte logjike ta kishim.

Prandaj me të drejtë shtrohet pyetja se “ku u shfaq papritur ‘Kryqi i Ndershëm’ si një nga imazhet kryesore në poemat mitike të Kosovës?! Çështja, natyrisht, nuk është e thjeshtë. Mitologët vërtetuan që në shekullin XIX se kryqi nuk është me origjinë të krishterë, por ka ekzistuar që nga kohërat e lashta. Edhe në kohët parahistorike, kryqi ishte një përfaqësim vizual i njeriut rreth vetes.

Në shkencë, ai pranohet edhe si simbol arketipik. Një vizatim i hershëm i një njeriu në formën e një kryqi është ruajtur në muret e shpellave. Në vendin tonë, në shpellën Lipci pranë Risanit, u gjet një harkëkryq nga kohët parahistorike, të cilin arkeologët (M. Garashanin, P. Mijoviq) besojnë se e ka origjinën nga epoka ilire, afërsisht një mijë vjet para erës sonë.

Një vizatim i harkëkryqit u gjet edhe në Tren, pranë Korçës në Shqipëri. Edhe Shtojca për Kulturë 21 kor 2026 Viti 1668: “I vramë turqit dhe ky heroizëm s’është parë kurrë në Kosovë” Miodrag Popoviq (1920 – 2005) ka qenë historian i letërsisë serbe dhe autor i shumë studimeve.

Librin “Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: një përmbledhje e arkeologjisë letrare” (Видовдан и часни крст: оглед из књижевне археологије) ai e publikoi në vitin 1976 në Beograd. Siç shihet edhe nga titulli, libri ka për temë lindjen, zhvillimin dhe pasojat e “Mitit të Kosovës”.

Duke e pasur parasysh se ky mit bashkë me komponentët e tjerë përcjellëse, në fakt u shndërrua në “Tapi serbe të Kosovës” dhe një tapi e tillë u perceptua ashtu edhe nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar, pas leximit të librit mund të thuhet me të drejtë se autori Miodrag Popoviq ia ka dalë me sukses që ta shpërfytyrojë “tapinë serbe mbi Kosovën”.

Ky shkrim është pjesa e tretë e fragmenteve nga libri. Titulli dhe nëntitujt janë të Skënder Latifit Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë

Burimi: Koha