Sportisti shqiptar provokohet rëndë në Beograd, por ky e mbajti në

0%

Atmosfera në UFC Beograd ishte e nxehtë jo vetëm brenda oktagonit, por edhe në tribuna, ku një moment para përballjes së sportistit shqiptar Dennis Buzukjas shkaktoi shumë reagime. Luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare u shfaq në arenë duke mbajtur në duar flamurin shqiptar, një veprim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut në sallë.

Sipas raportimeve nga mediat, një pjesë e tifozëve në tribunë reaguan me thirrje fyese ndaj Buzukjas, duke krijuar një atmosferë të tensionuar para fillimit të duelit. “Vrisni, vrisni shqiptarët”, ishin brohoritjet e turmës në momentin kur Buzukja u fut me flamurin shqiptar në krah.

Buzukja u përball me luftëtarin Bogdan Grad në kategorinë featherëeight, në një duel që u zhvillua nën një presion të madh nga publiku vendas. Pas përfundimit të përballjes, fitorja iu dha Gradit, ndërsa publiku serb festoi fuqishëm triumfin e tij. Megjithatë, atmosfera në Beograd Arena mbeti e tensionuar deri në fund të mbrëmjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Momenti i hyrjes së Buzukjas me flamurin shqiptar dhe reagimi i një pjese të tifozëve u bënë ndër skenat më të komentuara të mbrëmjes së UFC-së në Beograd.

Burimi: Bota Sot