Salihu nga Peshteri dhe Odiseu nga Itaka

0%

Nga: Bardh Rugova Shpërndaje në: A e keni parë filmin “Odiseu”? A më i mirë ky version, a ai me Bekim Fehmiun? Qysh ju duk muzika? Kamera e aktorët? Në fakt, sa rrimë badihava, hajde të bëjmë pak llaf për filmin Si fëmijë kisha qejf të shihja filma dhe, ndonjëherë, kur filmi më linte mbresa, e kjo nuk ndodhte rrallë, kthehesha me hare nga kinemaja në shtëpi për t’ia treguar mamit.

Flisja me pasion dhe gjallëri. Mami, dikur lodhej duke më dëgjuar apo kishte edhe punë të tjera. Veç te ti, djali jem kom pa, me këqyrë njeri film një orë e gjysmë e me e shpjegu pesë sahat e mos me u ndalë, më thoshte. Pak a shumë qashtu si mami im jam ndier këto ditë prej se është dhënë premiera e “Odiseu”-t të Christopher Nolanit. Pa ndërprerë më vijnë mesazhet e njëjta.

A e ke parë Odiseun, allahile? Po. Edhe Kolumne 15 pri 2026 Liria ka emra E? Pastaj, kur nuk përgjigjem, nisin verdikte prej atyre që më flasin për kamerën, skenat epike, aktrimin e atij a të asaj, përputhjet e shpërputhjet me “origjinalin”, deri te mesazhet e fshehta politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonjë më shkruan për muzikën polifonike të Jugut të Shqipërisë të përdorur në film që mua më sjell ndërmend kontributin e mjeshtrit, Vaso Tole. Filmi zgjat afro tri orë. Mesazhet për të nuk po më ndalen qe sa ditë (e net, tybe). E di vallahi që e kam shkruar “Gjuha e filmit”, por aty them se unë nuk jam kritik i filmit dhe i lexoj sipas magisteries së linguistit, pra si gjuhë.

Libri nuk është libër për filmin. Është libër për gjuhësinë. Mirëpo, kush çohet sot të lexojë libra? Miqve s’u kërcet. Qe, bëri telefoni sërish. A ke parë Odiseun, allahile? Natyrisht, mund të tregoj vetëm se si një linguist e sheh filmin. E një linguist albanolog gjithnjë kërkon edhe pak mëlmesa shqiptarie.

Milman Parry po vinte në Ballkan me një ide të madhe dhe me shpresën se do të mund ta vërtetonte. Viti ishte 1933 dhe ai ishte ende 31-vjeçar, me parashikimin për një karrierë të ndritur si profesor i Harvardit në SHBA. Ideja e madhe e tij ishte se Homeri, mbase, nuk kishte ekzistuar ndonjëherë si autor.

Epet e mëdha si “Iliada” e “Odisea” janë struktura të parafabrikuara formulaike që lidhen bashkë për të mbuluar një rrëfim, sipas temës që shtrojnë. Prej aty edhe termi rapsodi – rhaptein (të qepësh) dhe oide (këngë). Naj etimolog patriot i sertë do të dalë e do të më thotë se fjala është nga shqipja e lashtë: ‘ra pi sodit’, po kush po ua fut atyre, pashë bukën.

Parry kishte kërkuar vendet ku shkalla e shkrimtarisë kishte qenë më e ulët dhe kishte gjetur disa nga lahutarët më të shquar të kohës. Njëri prej tyre, nga zonat e Peshterit që dy dekada para ardhjes së Parryt kishte qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës, është posaçërisht i rëndësishëm për këtë shkrim. Salih Uglla(nin) quhej. Raptishë. Kishte kënduar serbisht epe para studiuesit amerikan.

Kur Parry i kishte kërkuar ta këndonte të njëjtën këngë në gjuhën shqipe, lahutari kishte kënduar me tjetër sistem metrik vargu dhe me tjetër formë rimëzimi. Rapsodi nuk e di këngën përmendësh, por e rindërton çdo herë nga e para, duke u mbështetur në formulat e parafabrikuara të përshtatura mbi temat e caktuara.

Parry kishte qenë dy herë në Ballkan dhe pak pasi ishte kthyer në Amerikë, kishte vdekur tragjikisht në moshën 33-vjeçare. Vepra e tij do të publikohej e plotë vetëm disa dekada më pas. I biri i tij, Adami, më 1971, do ta publikonte punën e të atit në Oxford, “The Making of Homeric Verse…”.

Aty shpjegohej se struktura e epeve është e tillë çfarë është, për shkak se janë krijime gojore dhe krijimet gojore kanë nevojë për struktura të caktuara vargu, rimë, përsëritje, në mënyrë që ajo që është thënë aty, meqë nuk është e shkruar, të mund të mbahet mend më lehtë. Struktura e “Kuran”-it, po e zëmë, është e tillë.

Mund të pajtohemi, besoj, se formula hyrëse “Eudhu bil-lahi minesh-shejtani-raxhim, bismil-lahi-rrahmani-rahim“ ka strukturë ritmike të prozës së rimuar të ndryshme nga ndonjë copëz shkence librore si: “Fonema është njësia më e vogël e vargut tingullor që shërben për të ndërtuar dhe ndryshuar njësi të kuptimshme të gjuhës”, ashtu që e para të mund të mbahet më lehtë në mend.

Gramatika e parë që e dimë, ajo e Paninit në Indi, është transmetuar me gojë. Nuk e dimë saktësisht, nëse është e shekullit VI p.e.s., apo e shekujve më pas, deri në IV p.e.s. Pjesa Astadhyayi (tetë kapitujt) është e sajuar kështu në sutra, vargje (afër 4000 sosh) që mund të recitohen të tëra për dy orë. Krejt gramatikanët e atëhershëm kanë qenë hafuza, po get.

Sikur të mos kishte shkrim në kohën e sotme, përkufizimin e fonemës do të më duhej t’ua përshtatja studentëve dhe studenteve në formë të tillë që të mbahej mend: Edhe Kolumne 1 gus 2026 Do të duhej të turpëroheshim “Fonema është më e vogla njësi E vargut tingëllor në gjuhësi Me të njësia me kuptim ndërtohet E po e zëvendësove, ajo ndryshohet”.

Pra, dallimi bazik i Odisesë si ep që e mësojmë në shkollë dhe i Odiseut të Nolanit është dallimi mes dy mediumeve të ndryshme: arti i transmetuar me gojë brez pas brezi për mijëra vjet dhe një krijim qindra milionësh me kamerë 70-milimetërshe. Nolani e nis nga përkthimi i Emily Wilsonit në anglishten.

Vargu që Salih Uglla(nin) e rindërtonte çdo herë nga e para, dikur është shndërruar në shkrim, pastaj në përkthim, pastaj në një serial me Bekim Fehmiun në rolin e Uliksit dhe, tani, në 70 milimetra. Kur Vëllezërit Coen e kishin bërë “O Brother where art thou”, shumë kritikë e shikues, unë mes tyre, kishin vërejtur referenca të dukshme homerike.

Madje, në mesin e autorëve në titra e kishin shënuar edhe Homerin. Mirëpo, kur gazetarët i kishin pyetur për ato referenca, ata kishin thënë ftohtë akull se i njihnin Iliadën e Odisenë vetëm përmes adaptimeve dhe kulturës popullore. Sipas tyre, nga tërë ekipi filmik, vetëm aktori Tim Blake Nelson që ka diplomë në letërsi klasike, i kishte lexuar vërtet.

Kush çohet sot të lexojë libra, allahile? Detaji ku një linguist ndalet te filmi i Nolanit, nuk është doemos brenda filmit: është në narrativën përreth filmit. Odisea është një narrativë e moçme mijëra vjet dhe shumica e njohin jo drejtpërdrejt, por ngjashëm si vëllezërit Coen, nga rrëfimet e rrëfimeve. Nolani e ka shfrytëzuar këtë për ta shndërruar në një rrëfim të rrëfimeve.

Narrativa, me të cilën është reklamuar filmi, ka qenë dukshëm më e fuqishme se vetë filmi. Filmi arriti te publiku si zë, si pritje, si rrëfim i përtypur, qysh para se njerëzit të hynin në sallat e kinemasë. Është një film që na çon sërish në llafe goje.

Edhe Kolumne 29 kor 2026 Flamingoja e Partisë Me apo pa dashje, Nolani e dëshmoi tezën e tij jashtë filmit më mirë se në film: në kohën tonë, si edhe tremijë vjet përpara kur po qepej rrëfimi për Odiseun, ajo që qarkullon nuk është vepra – është rrëfimi për të, fama e saj. Për filmin që e pashë në kinema, pyetja kryesore nuk është më: a është film i mirë (dhe është)?

Pyetja është se ç’rrëfime bart para se të hyjmë në kinema dhe pasi të dalim prej saj. Me fjalë të tjera: Tre sahat film, tremijë vjet muhabet për të

Burimi: Koha