Arteta paralajmëron transferime të reja

0%

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka bërë të ditur se kampionët e Anglisë do të vazhdojnë të jenë aktivë në merkaton e verës, duke theksuar se klubi nuk do të “qëndrojë duarkryq” në përgatitjet për mbrojtjen e titullit të parë në Premier League pas 22 vitesh.

Edhe pse Arsenali ka qenë më i qetë në tregun e transferimeve sesa rivalët si Tottenhami, Manchester City dhe Chelsea, londinezët vazhdojnë të lidhen me emra të mëdhenj si Bruno Guimarães i Newcastle United dhe Vinicius Junior i Real Madridit.

Pas fitores 4:1 ndaj Gironës në një ndeshje miqësore, Arteta nuk komentoi zërat për këta lojtarë, por konfirmoi se klubi po punon për afrime të reja. “Presim të ketë lëvizje në javët e ardhshme. Duam të përmirësohemi si çdo skuadër tjetër. Nuk do të rrimë pa vepruar dhe jemi shumë ambiciozë me atë që po bëjmë,” deklaroi trajneri spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se konkurrenca në Premier League po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe se Arsenali duhet të rrisë cilësinë brenda skuadrës. “Diferencat janë shumë të vogla. Duhet të përmirësohemi dhe të rrisim konkurrencën e brendshme.

Kemi identifikuar gjërat që na mungojnë dhe po punojmë për t’i plotësuar.” Deri më tani, Arsenali ka transferuar portierin Illan Meslier, sulmuesin Christos Tzolis, si dhe ka blerë përfundimisht mbrojtësin Piero Hincapié, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim. “Topçinjtë” do ta nisin mbrojtjen e titullit në Premier League më 21 gusht, me ndeshjen ndaj Coventry City në “Emirates Stadium”.

Burimi: Bota Sot