Kamionët mbi 20 tonë nuk lejohen edhe sot të qarkullojnë në autoudhë

0%

Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë në 36 gradë Celsius . Për këtë ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka bërë të ditur se kufizimi vlen vetëm në autoudhë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime. Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com