Arrestohet edhe një person për krime lufte në Zubin-Potok

0%

Shpërndaje në: Prokuroria Speciale e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person në Komunën e Zubin-Potokut për rastin “Krime të luftës”. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R. I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është si rezultat i punës intensive hetimore të zhvilluar nga Prokuroria Speciale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha