PSG sjell mrekullinë e Ajaxit për 60 milionë euro

0%

Mika Godts (21) ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germain, ndërsa tani klubi francez duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Ajaxin. Klubi holandez thuhet se kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, shkruan Goal.com.

Konfirmimi i agjentit dhe dëshira e lojtarit Nëse Ajaxi dhe PSG-ja arrijnë marrëveshje, Godts pritet të nënshkruajë kontratë deri në mesin e vitit 2031 ose 2032. Agjenti i tij, Niels De Jonck, konfirmoi se bisedimet kanë përparuar. “Edhe këtë do ta zgjidhim”, tha shkurt ai lidhur me kohëzgjatjen e kontratës. “Mika është informuar për pagën dhe në parim i ka pranuar kushtet.

PSG ka treguar qartë se dëshiron ta transferojë me çdo kusht. Edhe Mika dëshiron të shkojë në Paris, gjë që është plotësisht logjike, pasi bëhet fjalë për një kalim nga liga holandeze në një klub që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve”, s hpjegoi De Jonck. Ai shtoi se vendimi nuk ishte i lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mikës dhe bashkëshortes së tij u pëlqen jeta në Amsterdam dhe ai dëshironte të fitonte edhe më shumë trofe me Ajaxin. Por kur të paraqitet një mundësi e tillë, prioritetet ndryshojnë.” Ajax pret një dëmshpërblim të lartë Drejtori teknik i Ajaxit, Jordi Cruijff, nuk dëshiron ta shesë Godtsin, por është i vetëdijshëm se disa oferta nuk mund të refuzohen.

Për këtë arsye synon të sigurojë dëmshpërblimin më të mirë të mundshëm për klubin. “Secili në këtë biznes ka interesat e veta dhe kjo është normale”, tha De Jonck. “Jam i bindur se klubet do të arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit”, përfundoi ai në një deklaratë për De Telegraaf.

Rruga e Godts te Ajaxi Godts është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Ajaxit, veçanërisht gjatë sezonit të kaluar. Kontrata e tij aktuale me klubin është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Burimi: Bota Sot