Mëngjes me pritje në kufi – në Dheun e Bardhë deri në 80 minuta për

0%

Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 400 metra. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje nga kjo pikë pritjet janë vetëm pesë minuta , pa kolona. Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje janë dukshëm më të shkurtra.

Në Merdar dhe Muçibabë zgjasin nga 5 deri në 10 minuta , ndërsa në pikat e tjera kufitare variojnë nga 2 deri në 5 minuta . Ndërkohë, për kamionët nuk janë raportuar pritje apo kolona në asnjërën nga pikat kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com