Komuna e Prishtinës ka vendosur të lejojë përkohësisht operimin e parkingjeve private për një periudhë prej 30 ditësh, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisjen me lejet përkatëse.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se vendimi është marrë për të garantuar funksionimin normal të kryeqytetit dhe për të shmangur bllokimin e qytetit. Sipas tij, masa vlen vetëm për parkingjet private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit.
Retkoceri theksoi se Prishtina ka nevojë për zgjidhje që sigurojnë funksionim dhe jo bllokim, duke shtuar se vendimi është në interes të qytetarëve dhe synon ruajtjen e normalitetit në kryeqytet.
Gjatë kësaj periudhe 30-ditore do të vazhdojnë procedurat administrative për pajisjen e operatorëve me lejet përkatëse, ndërsa Komuna thekson se interesi publik, funksionimi normal i qytetit dhe zbatimi i ligjit do të ecin paralelisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
