Serbia “josh” me nga 40 euro në muaj nxënësit romë e ashkalinj në

0%

Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Kosova i është kundërvënë Serbisë në betejën për fëmijët e komuniteteve rom dhe ashkali, që jetojnë në një lagje në jug të Mitrovicës. Ata mësojnë në shkolla në veri, që funksionojnë në kuadër të sistemit paralel. Prindërit i dërgojnë në to shkaku i përfitimeve financiare.

E, autoritetet e Mitrovicës së Jugut kanë ndërmarrë një nismë për t’i integruar edhe këta nxënës në sistemin shtetëror të shkollimit. Shtesat prej 40 eurosh në muaj i kanë shtyrë disa familjet e komuniteteve romë dhe ashkali nga lagjja “Adem Voca” në Mitrovicën e Jugut, t’i dërgojnë fëmijët e tyre për shkollim në Mitrovicën e Veriut.

Prindërit, të cilët deshën të mbeten anonimë, i kanë thënë KOHËS se përfitimet financiare që marrin çdo muaj nga institucionet paralele serbe, u ndihmojnë të përballojnë shpenzimet e jetesës. “Kur e kemi bërë kthimin këtu, kur kthehemi me demek fëmija me vazhdu shkollën aty në veri, që mos me iu ndërpre shkolla. Ne kemi ardhur prej veriut, jemi zhvendosur këtu para 17 vjetëve…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shtesat e Kosovës me një social s’po mundemi me arritë se po duhet me pagu ujin, rrymën, ujin, bërllokun e s’po dalin këto për qata po shkojnë fëmija në Veri me i bo do kushte më të mira”, ka thënë një banor. Disa nga fëmijët kanë treguar se mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe ata ndjekin lëndë të ndryshme.

Megjithatë, disa prej tyre kanë thënë se nuk e kuptojnë plotësisht gjuhën serbe, gjë që ua vështirëson nxënien e mësimit. “Unë shkoj në shkollë në veri. Thirret ‘Branko Radiçeviq’ dhe jam në të pestën klasë. Në klasë kemi vetëm romë dhe aty mësojmë matematikë, serbska, edukatë fizike mësojmë tani anglisht”, ka thënë një nxënës.

Edhe Arbëri 25 min. më parë Mustafa kritikon Ramën: Eksperimentuesit pas tre vjetësh i mbledhin plaçkat për Londër “Mësojmë shkronja i bëjmë krejt. Shkojmë me autobus, kthehem.. autobusi vjen këtu na merr edhe na sjell përsëri këtu. Pak, nuk di shumë serbisht. Marrim pak vesh, këta më të mëdhenj dinë më shumë. Ne kur vjen mësuesja themi Dober dan”, ka thënë një tjetër.

Edin Lahi, menaxher i Qendrës Mësimore me Bazë në Komunitet në Mitrovicë, ka thënë se kjo është dukuri shqetësuese që vazhdon prej disa vjetësh. Sipas tij, mbi 90 për qind e fëmijëve përfitues të qendrës mësimore vijojnë mësimin në shkollat paralele në Mitrovicën e Veriut.

“Është shqetësues fakti që fëmijët që vijojnë mësimin në sistemin paralel të edukimit janë të segreguar etnikisht, mungon bashkëpunimi dhe në afatgjate kjo nuk kontribuon në përfshirje. Po të mos ishte qendra mësimore me bazë në komunitet, disa prej fëmijëve ende do të kishin probleme me nivelet bazike të edukimit, si numrat, shkronjat, e fushat e tjera të mësimit.

Kjo pastaj sjell vështirësi zinxhirore sepse nuk mundohet shkollimi i mesëm apo fakulteti, e as punësimi e përfshirja”, ka thënë Lahi. Në qershor të këtij viti, Komuna e Mitrovicës së Jugut e pati publikuar Planin Lokal të Veprimit për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve, ku trajtohet edhe çështja e vijimit të mësimit në shkollat paralele në Mitrovicën e Veriut.

Në kuadër të këtij plani janë paraparë edhe bursa për këta nxënës. Koordinatori i këtij plani, Enes Kaçapori, ka thënë se Komuna duhet të krijojë kushte më të mira për këto komunitete, por se vendimi për regjistrimin e fëmijëve në shkolla mbetet e drejtë e prindërve.

Edhe Arbëri 41 min. më parë Në LDK kundërshtohet obligimi i deputetëve për votën në Kuvend “Na si shtet mundemi me ua ofru kushtet por varet prej tyre a duan t’i regjistrojnë nëpër shkolla të Kosovës. Ata marrin shtesa për fëmijë, varësisht prej fëmijëve por shkojnë prej 100 deri 300 sociali a shtesat për fëmijë 40 euro në muaj.

Kushtet edhe kapacitet që i ka Komuna do të duhej me ua ofru kushtet që i kanë edhe qytetarët tjerë ndoshta edhe më shumë që komunitetet me i dërgu fëmijët për shkollim në jug por nuk varet vetëm nga Komuna, por nga dëshira e komuniteteve”, ka thënë Kaçapori.

Në kuadër të planit, për nxënësit që përballen me barriera gjuhësore dhe vështirësi në zgjedhjen e sistemit arsimor, janë paraparë fushata informuese dhe takime me komunitetin. Për këtë aktivitet, në vitin 2026 janë ndarë 300 euro.

Burimi: Koha