Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Gjilan, ku një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj dhe përfundoi duke marrë trajtim mjekësor. Sinjali mëson se i dyshuari është Xh. S. 46 vjeçar, ndërsa viktimë E. S. 44 vjeçare. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , në rrugën “Tirana” në Gjilan.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pas denoncimit të rastit, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Gjilan ka lokalizuar dhe arrestuar Xh.S., i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për veprën penale “Dhunë në familje” janë duke vazhduar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
