Shaqiri e Ajeti me Baselin humbin në shtëpi

0%

Shpërndaje në: Baseli e ka humbur ndeshjen në shtëpi nga Lausanne me rezultat 1:0 të shtunën, në kuadër të xhiros dytë të Superligës së Zvicrës. Lausanne fitoi me gol të minutave shtesë. Golin e fitores 1:0 për mysafirët e shënoi, Florent Mollet në minutën e 91-të. Te Baseli nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri. Kapiteni Shaqiri në minutën e 76-të ia liroi vendin Albian Ajetit.

Në minutën e 66-të për Lausannen në fushë u paraqit edhe Alban Ajdini. Lausanne ka dy fitore, ndërsa Baseli një fitore e një humbje.

Burimi: Koha