Një person është lënduar në një aksident trafiku në fshatin Ramun të Pejës, pasditen e së shtunës, më . Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima njoftohet se është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, pasi fillimisht ishte trajtuar në spitalin rajonal të Pejës. Aksidenti raportohet se ka ndodhur mes një kombi dhe motoçikle, me ç’rast lëndime ka pësuar personi që po drejtonte motoçikletën.
