Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Podujevë, lëndohet një

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës , në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti. Rrethanat që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com