Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka përditësuar të dhënat për fluksin dhe kohën e pritjes në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të vendit. Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin mbi dy orë, ndërsa rreth dy orë raportohet të jetë koha e pritjes edhe në Muçibabë.
Në Merdarë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 80 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare koha e pritjes nuk kalon 25 minuta. Sa i përket daljeve nga Kosova, QKMK ka njoftuar se pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe nuk kalojnë 30 minuta. Pritje deri në 25 minuta janë raportuar në Dheun e Bardhë, Muçibabë dhe Han të Elezit.
Të dhënat janë përditësuar nga QKMK-ja në kuadër të monitorimit të fluksit të automjeteve në pikat kufitare.
