Dennis Buzukja shpërthen me akuza pas humbjes ndaj Bogdan Grad

0%

Dennis Buzukja ka reaguar pas humbjes së diskutueshme ndaj Bogdan Gradit në UFC Beograd, duke shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si përfundoi përballja. Luftëtari shqiptar me nënshtetësi amerikane pretendoi se nuk kishte dhënë shenjë dorëzimi gjatë aksionit vendimtar në raundin e dytë, por gjyqtari ndërpreu duelin duke i dhënë fitoren Gradit me dorëzim.

Buzukja, përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderoi mbështetësit dhe theksoi se edhe pse ishte i dëshpëruar, e pranon rezultatin si pjesë të sportit. “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë e vërtetë dhe hyra në ring për të fituar ose për të vdekur. Nuk e kuptoj si u ndërpre dhe mu rrëmbye fitorja në atë mënyrë, pa dhënë asnjë shenjë dorëzimi”.

Dennis Buzukja mposhtet në Beograd, vendimi i gjyqtarit shkakton polemika të mëdha “Por, sido që të jetë, gjithçka është vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim, Bogdanin. Nuk e kuptoj si e ndërpreu gjyqtari ndeshjen apo pse mendoi se u dorëzova, kur kapja nuk ishte e fortë dhe kishin mbetur edhe 10 sekonda”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk di çfarë të bëj apo çfarë drejtimi të marr tani, por dua thjesht t’i falënderoj të gjithë. Jam shumë i dëshpëruar dhe mendoj se do të kishte qenë një raund i tretë fantastik, por kjo është jeta”, ka shkruar Buzukja. Përballja mes Buzukjas dhe Gradit ishte një nga momentet më të diskutuara të UFC Beograd, pasi ndërprerja e gjyqtarit shkaktoi reagime të shumta.

Edhe vetë Bogdan Grad pranoi pas duelit se nuk ishte i sigurt nëse kishte ndjerë një “tap” nga kundërshtari, por theksoi se vendimi i takonte gjyqtarit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi