Në vitet ’80, studentët kosovarë organizuan demonstrata anembanë Kosovës, duke kundërshtuar regjimin gjakatar serb. Ky regjim në Kosovë filloi të burgoste mësues, profesorë, nxënës dhe shkrimtarë, vetëm pse kërkonin që shqiptarët të ishin të barabartë me të gjithë popujt e tjerë jugosllavë.
Në këtë periudhë, në shkolla, institucione të tjera administrative dhe ndërmarrje shtetërore, aktivistët e komiteteve komunale të LKJ-së organizonin konferenca, duke u dërguar telegrame kundër studentëve dhe intelektualëve shqiptarë që protestonin për barazi me popujt e tjerë jugosllavë: serbë, kroatë e sllovenë.
Disa drejtorë shkollash dhe ndërmarrjesh shtetërore ishin në përkrahje të komiteteve komunale kundër studentëve dhe shkrimtarëve shqiptarë. Pas fitores së lirisë, disa prej tyre kanë vdekur me turp, ndërsa ata që ende janë gjallë e kanë futur kokën si struci në zall. Nga marri nuk ndihen, sikur të mos kishin qenë kurrë pjesë e asaj kohe.
Për këta tradhtarë duhet të botohet një histori me emër e mbiemër, për të gjithë ata që u thoshin qytetarëve shqiptarë se parulla “Kosova Republikë” ishte “armiqësore” kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. Ndër më të zëshmit në atë periudhë ishin Husamedin Azemi, Rrahman Morina e disa të tjerë.
Emrat e tyre, brez pas brezi, duhet të mbahen mend si tradhtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar në Kosovë.
