Shpërndaje në: Kënga e titulluar “Semafori” e dy yjeve Mc Kresha dhe Lyrical Son, është vërtetuar se është një prej këngëve që e karakterizojnë festivalin “Sunny Hill”. Edhe në këtë edicion, mijëra pjesëmarrës në festival e kanë kënduar këngën në fund të performancës së dyshes së famshme. Publiku e këndoi këngën, ndërsa artistët nuk patën nevojë të këndonin fare.
Dyshja e famshme veçse është bërë sinonim i festivalit të Dua Lipës. Ata nuk mungojnë asnjëherë e atmosfera përherë është ndër më të pëlqyerat e publikut.
