Chelsea prezanton Welbeckun

0%

Shpërndaje në: Chelsea është përforcuar me sulmuesin Danny Welbeck. Ai ka kaluar te Chelsea nga skuadra tjetër e Premier Leagues, Brighton. Me skuadrën londineze, sulmuesi që ka luajtur 42 ndeshje për Anglinë, ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. “Kur dëgjon për interesimin e Chelseat është diçka që të mbush me një krenari të madhe”, tha Welbeck.

“Është një klub që dëshiron të fitojë trofe dhe përpiqet ta bëjë këtë çdo sezon”. Welbeck ka përvojë të madhe në Angli. Ai ka bërë 400 paraqitje në Premier League, ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe ka përfaqësuar Anglinë në dy Kupa Bote.

Edhe Futboll 21 kor 2026 Chelsea prezanton transferin më të shtrenjtë në Premier League Ai e filloi karrierën te Manchester Unitedi dhe u bë figurë e rëndësishme nën drejtimin e Alex Fergusonit, duke fituar Premier Leaguen. 35-vjeçari u transferua tek Arsenali në shtator të vitit 2014 dhe kaloi pesë edicione me skuadrën e Londrës veriore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shënoi 32 gola në 126 paraqitje dhe fitoi Kupën FA përpara se të transferohej te Watfordi dhe më pas te Brightoni. Në skenën ndërkombëtare, Welbeck përfaqësoi Anglinë për tetë vjet. Ai shënoi 16 gola për “Tre Luanët” dhe ishte figurë kyçe në “Euro 2012”.

Burimi: Koha