Luftëtari shqiptar proteston pas humbjes në UFC Beograd: Nuk u

0%

Shpërndaje në: Bogdan Grad ka mposhtur shqiptarin Dennis Buzukja në ngjarjen e UFC-së që u mbajt sot në Beograd, pas një paraqitjeje dominuese, por përfundimi i meçit ka shkaktuar polemika. Austriaku me nënshtetësi, Grad, dominoi pjesën më të madhe të duelit falë lojës së fortë në tokë dhe kontrollit ndaj kundërshtarit.

Në rundin e dytë, ai e neutralizoi Buzukjënn me shtrëngim në qafë, duke e detyruar gjyqtarin Jason Herzog ta ndërpriste luftën në minutën . Menjëherë pas ndërprerjes, Buzukja, që jeton në SHBA, u ngrit në këmbë dhe protestoi, duke pretenduar se nuk kishte bërë ‘tap out’, pra nuk ishte dorëzuar.

Megjithatë, siç shkruan “Mmajunkie”, pamjet e përsëritura treguan se shqiptari kishte bërë lëvizjen e dorëzimit, duke konfirmuar vendimin e gjyqtarit dhe fitoren e Gradit. Salla ku po mbahet ngjarja në kryeqytetin e Serbisë shpërtheu në festë pas fitores së Gradit, pasi një ditë më parë, Buzukja gjatë matjeve zyrtare e bëri shqiponjën dykrenare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

VIDEO: The controversial submission ending as Bogdan Grad tries to finish the arm triangle! Dennis Buzukja protests right away and he may have a case. #UFCBelgrade pic.twitter.com/h6MLo7M9Ru — Consensus Score (@ConsensusScore) August 1, 2026 Pas meçit, Grad komentoi polemikat, duke thënë se kundërshtari ka të drejtë të paraqesë ankesë zyrtare nëse mendon se vendimi ishte i gabuar.

“Mendoj se ai mund të bëjë ankesë zyrtare, ekziston një procedurë për këtë. Unë nuk e ndjeva dorëzimin, por gjyqtari ishte aty. Gjyqtarët dhe të gjithë zyrtarët këtu janë profesionistë, prandaj u besoj vendimeve të tyre”, deklaroi Grad në intervistën pas luftës.

VIDEO: Dennis Buzukja TAPPED… then instantly started arguing after the ref stopped the fight. 😳👀 (via @ufc ) #UFCBelgrade pic.twitter.com/GTcCC6MPc6 — Mma Takes (@mmatakesclips) August 1, 2026 Me këtë fitore, Bogdan Grad regjistroi triumfin e dytë nga katër paraqitje në UFC, ndërsa Dennis Buzukja pësoi humbjen e pestë në gjashtë paraqitjet në serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.

Ndërkohë në MMA, Gradi ka rekord 16 fitore e katër humbje, kurse Buzukja ka 12 fitore e shtatë humbje.

Burimi: Koha