Inter ka finalizuar ditën e sotme shitjen e Ebeneezer Akinsanmiros te Monza për një shifër rreth 7.5 milionë euro si dhe ka mbajtur 10% të të drejtave të lojtarit për një shitje në të ardhmen. Pas kësaj shitjeje, Inter do rikthehet në “sullm” për yllin e Liverpool-it, Curtis Jones. Oferta e fundit e zikaltërve prej 25 milionë eurosh është refuzuar nga të kuqtë.
Anglezët kërkojnë 35 milionë euro dhe emsa duket Inter ka vendosur ta paguajë këtë shifër. Java e ardhshme do të jetë vendimtare. Përveç Curtis Jones, Inter synon edhe mbrojtësin e Tottenham, Cuti Romero.
