Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas nisjes së rrënimit të ndërtimeve pa leje në zonën e Ujmanit, duke theksuar se ky veprim dëshmon se Ujmani është nën juridiksionin e Republikës së Kosovës Në një postim në Facebook, Geci iu përgjigj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Ujmanin, ndërsa përshëndeti aksionin e institucioneve të Kosovës për rrënimin e 11 objekteve pa leje, përfshirë edhe vila që, sipas autoriteteve, i përkasin zyrtarëve të Listës Serbe.
Postimi i plotë: VUÇO, KOSOVA KA ZOT SHTËPIE! Vuçiçi deklaronte: “Ujmanin nuk e japim, ai është i Serbisë.” Sot, institucionet e Republikës së Kosovës po dëshmojnë se Ujmani është nën sundimin e ligjit të Kosovës. Ka nisur rrënimi i ndërtimeve pa leje, pa dallim se kujt i përkasin. Prit, Vuço! Hashimi ta jep Ujmanin, por Albini po ta tregon laramanin.
E di që opozita dhe Edi Rama dhe djathtistat e kakes janë hidhëruar, por mos u mërzitni, edhe ai hidhërim do t’ju kalojë. Ka nisur rrënimi i 11 vilave në Ujman; mes tyre edhe vilat e nënkryetarit të Listës Serbe, Ivan Zaporozhac.
