Halil Geci pretendon se ndaj tij u organizuan tri atentate pas luftës

0%

e vrasjes së Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, si dhe plagosjen e vëllait të tij, Ganisë. Në shkrim, Geci pretendon gjithashtu se ndaj tij janë organizuar tri tentativa për atentat, në Tiranë dhe Durrës, duke përmendur emra të personave që, sipas tij, kanë qenë të përfshirë ose të lidhur me këto plane.

Ai thotë se atentatet dështuan pasi ishte paralajmëruar dhe kishte marrë masa për mbrojtjen e tij. Geci i paraqet këto pretendime si pjesë të përvojës së tij personale dhe nuk ofron prova të reja në mbështetje të tyre.

Shkrimi i plotë: NDËGJONI SE SI, NGA KUSH DHE PSE JANË VRARË SHQIPTARË PAS LUFTËS, DHE MENDONI PSE DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS U VENDOSËN ME SELI NË HAGË E JO NË KOSOVË. Sipas shumë shpjegimeve publike, një nga arsyet pse Dhomat e Specializuara u vendosën në Hagë ishte shqetësimi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore pa ndërhyrje apo frikësim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto dhoma janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, por veprojnë në Hagë me staf ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë, u vranë edhe shumë atdhetarë të LDK-së, pasi më parë etiketoheshin si “tradhtarë”. Në pritë u vranë dy shokët tanë, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati, ndërsa u plagos edhe vëllai ynë, Ganija ,vetem pse ishum përkrahes të Ibrahim Rugovës.

Po ashtu, ishte organizuar edhe vrasja ime në Tiranë, në kohën kur ndodhesha në Ministrinë e Mbrojtjes të Ahmet Krasniqit. Sipas asaj që kam mësuar, për këtë ishte angazhuar Skënder Misiri nga fshati Rundik,kësaj i bjen në gjurmë Sadik Rama i Gjurgjevikut me banim në Qerret. Më vonë, ishte organizua një tjetër atentat ndaj meje në Hotel Drenica në Durrës, pronë e Gani Kapitit.

Personat që, sipas informacioneve që mora, kishin marrë përsipër këtë atentat ishin një person nga Drenica dhe Qerim Kelmendi. Gani Kapiti, pa e ditur se bëhej fjalë për mua, më lajmëroi dhe më tha: “Baca Lilë, është një njeri që punon në Ministrinë e Mbrojtjes së Ahmet Krasniqit një spiun i Serbis . Vëllai i tij e ka vrarë një komandant.

Nëse na e qet në pritë, sa të duash…” Kur e kuptoi se bëhej fjalë për mua, Gani Kapiti u pendua,pas lufte ka ardhur në kullën tonë në Drenic dhe e ka rrëfyar ngjarjen. Për herë të tretë, prap është tentuar sërish të organizohet vrasja ime përmes një miku të shtëpisë sonë, i nxitur, sipas meje, nga Sabit Geci dhe persona të tjerë.

Mirëpo, kur shokët e mi, me Sadik Ramën e Qerretit dhe rrethin që kishim krijuar për mbrojtje, ranë në gjurmët e këtij plani dhe filluam t’i ndiqnim, ata u tërhoqën dhe u zmbrapsën.

Burimi: Bota Sot