Në disa pika kufitare të Kosovës vazhdojnë të regjistrohen pritje të gjata për hyrje në vend, si pasojë e fluksit të shtuar të mërgimtarëve. Sipas të dhënave të përditësuara, pika kufitare në Dheun e Bardhë mbetet më e ngarkuara, ku pritjet për hyrje arrijnë deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 1.4 kilometra.
Pritje të gjata ka edhe në Muçibabë, ku qytetarët presin deri në 120 minuta, ndërsa kolona për hyrje është rreth 500 metra. Edhe në Merdarë ka fluks të shtuar, me pritje prej 60 deri në 80 minutash për hyrje, ndërsa në Han të Elezit pritjet janë rreth 25 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Jarinjë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq, Vermicë dhe Mutivodë, qarkullimi zhvillohet pa pritje të gjata, ndërsa edhe për kamionët nuk raportohen kolona apo vonesa të konsiderueshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
