​Në Shtime varroset Isuf Hoxha, iu gjetën mbetjet mortore pas 27

0%

Isuf Hoxhës, të cilit iu gjetën mbetjet mortore pas 27 vjetësh, varroset sot (e shtunë) në orën në Varrezat e dëshmorëve në Shtime. Isuf Qerim Hoxha ishte arrestuar më nga forcat serbe, ndërsa familja kishte humbur çdo kontakt me të që nga dita e arrestimit. Pas transferimit në disa burgje, ai u dërgua në Burgun e Dubravës, ku më u vra gjatë Masakrës në Burgun e Dubravës.

Pas 27 vjetësh pritjeje dhe ankthi, mbetjet e tij mortore u gjetën dhe u identifikuan. Një ditë më parë, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Isuf Hoxhës .

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, vlerësoi lart jetën dhe veprimtarinë e Isuf Qerim Hoxhës, duke theksuar se ai ishte një ndër kontribuuesit dhe mbështetësit e rëndësishëm të luftës çlirimtare deri në arrestimin e tij në janar të vitit 1999.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai foli për angazhimin e Isuf Hoxhës gjatë viteve ’90, për kontributin e tij në shërbim të luftës çlirimtare si dhe ndau kujtime në veçanti nga takimi i fundit në Burgun e Dubravës. “Liria që e gëzojmë sot nuk është dhuratë. Ajo është fituar me gjak, me sakrificë dhe me kontributin e shumë burrave e grave të këtij vendi.

Isuf Qerim Hoxha është njëri prej tyre, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës”, tha kryetari Kastrati, duke i shprehur familjes ngushëllimet më të sinqerta në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin e tij personal.

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj, vlerësoi kontributin dhe veprimtarinë e Isuf Hoxhës, duke theksuar se ai kishte kryer detyra të rëndësishme për organizimin dhe mbështetjen e luftës çlirimtare deri në arrestimin e tij. “Isufi nuk ishte vetëm një i burgosur, por një rob lufte, ashtu si shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Historia e tij është dëshmi e sakrificës së madhe për lirinë e vendit dhe njëkohësisht kujtesë për dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre” , u shpreh Limaj, duke i shprehur familjes ngushëllimet e tij.

Ndërsa, në emër të kryetarit të Komunës së Shtimes, Anita Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe vlerësoi lart kontributin e Isuf Qerim Hoxhës në luftën çlirimtare.

Në fund të mbledhjes komemorative, në emër të familjes, mbesa e Isuf Qerim Hoxhës, Erolinda Hoxha, falënderoi Komunën e Malishevës, institucionet dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e mbledhjes komemorative dhe për mbështetjen e treguar ndaj familjes në këtë moment të rëndë.

Burimi: Bota Sot